Ndërsa kompania ka krijuar një aplikacion më vete të shërbimit në ueb dhe në platformat mobile për Microsoft Lists, ky i fundit është plotësisht i integruar në Microsoft Teams.

Microsoft ka krijuar një aplikacion të ri për bizneset që përdorin shërbimet e Microsoft 365. Për të mos u ngatërruar me Microsoft To Do, aplikacioni i ri Microsoft Lists është dizajnuar për të qenë evolucion i SharePoint Lists.

Përdoruesit e SharePoint kanë përdorur listat për vite me radhë për të gjurmuar dhe organizuar informacionin dhe Microsoft Lists funksionon me Microsoft Teams, SharePoint dhe Outlook.

Microsoft Lists përfshin shembuj listash të gatshme, formatim të ngjyrës, mundësinë për të krijuar lajmërime dhe procese. Listat mund të gjurmojnë problemet, asetet, rutinat, kontaktet, inventarët e shumë procese të tjera.

Ndërsa kompania ka krijuar një aplikacion më vete të shërbimit në ueb dhe në platformat mobile për Microsoft Lists, ky i fundit është plotësisht i integruar në Microsoft Teams.

Tre panele mund të përdoren si pamja qendrore e aplikacionit: grid, gallery dhe calendar. E pare përmban rreshta dhe kolona të cilat mund të riorganizohen. Gallery përdoret për lista që kanë kryesisht imazhe dhe calendar është ideale për listat që kanë afate.

Lexo po ashtu:  Një tregim nga Sterjo Spasse

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *