Një ditë, Kryeministri kinez vajti për të inspektuar një nga tregjet ku tregtohej mish. Tregu ishte i pastër dhe i rregullt.

Gjatë vizitës, Kryeministri dhe njerëzit e tij iu afruan një kasapi dhe filluan të bisedojnë ngrohtësisht.
Kryeministri: ”Paske mish te mirë. Si shkon shitja?”
Kasapi: ”Në përgjithësi mirë, por sot nuk kemi shitur as dhe një kilogram mish.”
Kryeministri kinez e pyeti: ”E përse?!”
Kasapi iu përgjigj: ”Për shkak të vizitës tuaj, të gjithë njerëzit nuk janë lejuar të hyjnë brenda në treg.”
I zënë paksa ngushtë, Kryeministri kinez i tha:”E po mirë, bëj gati katër kilogramë mish se do ti blej unë!”
Kasapi: ”Më ndjeni, por nuk mundem tu shes mish!”
Kryeministri:”E përse?!”

Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress
Kasapi: ”Sepse, për shkak të vizitës tuaj, na i kanë marrë të gjitha thikat dhe hanxharët me të cilët presim dhe ndajmë mishin.”
Kryeministri, i zënë dhe më ngushtë tha:”Mund të më japësh edhe pa nevojën e thikës, ja, ma jap gjithë këtë copën e mishit këtu!”
Kasapi: ”Nuk mundem.”
I befasuar, kryeministri e pyeti:”E çfarë ka që nuk shkon tani? Përse nuk mundesh?”
Kasapi: ”Sepse unë nuk jam kasap, por jam oficer policie.”
Kryeministri e humbi toruan dhe bërtiti:”Më sill menjëherë shefin tënd!”
Kasapi: ”Edhe ai po shet mish në anën tjetër!”
/MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Lexo po ashtu:  Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike: Virusi është kudo! Ju lutemi pëmbajuni rekomandimeve! BARTJA E MASKAVE MBETET OBLIGATIVE!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *