Puna për ndërtimin e minares në atë që njihet si Xhamia e Vjetër e Deçanit është bllokuar qysh prej fillimit të shkurtit të këtij viti.
Nëse vlerësoni gazetarinë tonë të pavarur, na mbështetni me një "kafe" simbolike për të mbajtur Mekuli Press të lirë nga çdo ndikim!
☕ Mbështete sot MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptareTash më shumë se një muaj prej se është marrë vendimi për ndalimin e punimeve, institucionet lokale dhe ato qendrore nuk kanë gjetur gjuhë të përbashkët për të bërë zgjidhje. Kontestohet ngjyra e gurëve me të cilët është ngritur pjesa më e madhe e minares së Xhamisë që mbrohet si aset i trashëgimisë kulturore që daton prej shekullit XIX.
Është e vetmja xhami në vend që minaren e ka në anën e majtë të hyrjes së saj. Në dhjetor të vitit 2017, minarja e gjatë 27 metra ishte shembur e tëra. Shkaktar i shembjes së minares së xhamisë, që gjendet në rrugën “Mehmet Uka” afër qendrës së Deçanit, ishte konstatuar se ishte era e fortë.

Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve kishte marrë përsipër që të hartonte projektin për rindërtimin e minares. Xhamia ishte restauruar më 2003, por këtij procesi nuk i ishte nënshtruar edhe minarja. Pas miratimit të projektit në komisionin e IKMM-së i njëjti i ishte dorëzuar Komunës së Deçanit. Komuna nëpërmjet një donatori kishte nisur punën pa njoftuar Institutin e Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve. Në ditën e 11-të të shtatorit të vitit të kaluar, IKMM-ja nëpërmjet një vendimi kishte ndërprerë punimet. Por Komuna i kishte vazhduar ato, duke e ngritur minaren e gurtë në një masë të konsiderueshme.
Por më 11 shkurt në këtë çështje është futur Inspektorati i Trashëgimisë Kulturore. Ka nxjerrë urdhër për ndalim të menjëhershëm të punimeve. Nëpërmjet këtij vendimi, investitori obligohet që t’i përmbahet projektit të aprovuar nga Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve.
/MekuliPress.com/
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

