Pronarët e dyqaneve do të mund të komunikojnë me konsumatorë në Messenger, WhatsApp dhe Instagram Direct nga Facebook Shops për produkte specifike.

Facebook dhe Instagram bënë ditën e sotme lëvizjen e tyre më të madhe në blerjet online duke prezantuar Facebook Shops.

Përmes kësaj platforme bizneset mund të shndërrojnë faqet e tyre të Facebook dhe Instagram në dyqane online për ndjekësit dhe fansat e tyre.

Facebook thotë se kjo platformë do të ndihmojë bizneset të përballojnë rënien ekonomike të Covid-19. Lançimi i platformës ka filluar nga dita e sotme dhe është lëvizja më e madhe e kompanisë në e-commerce.

Me Facebook Shops, pronarët e bizneseve mund të krijojnë një seksion të dedikuar ku të shesin produktet e tyre. Listimet e produkteve do të çojnë blerësit tek uebsajti i biznesit.

Pronarët e dyqaneve do të mund të komunikojnë me konsumatorë në Messenger, WhatsApp dhe Instagram Direct nga Facebook Shops për produkte specifike.

Instagram, ku Facebook ka shtyrë në mënyrë agresive planet e-commerce, do të ofrojë një hapësirë të dedikuar për blerjet quajtur Instagram Shop.

Lexo po ashtu:  Pandemia shton blerjet online, Amazon hap edhe 75,000 vende pune

Madje synon të integrojë opsionin e blerjes së produkteve direkt në Instagram Live. Së fundit rrjeti social Facebook do të integrojë programe besnikëri në Facebook Shops ku pronarët e dyqaneve mund të gjurmojnë dhe menaxhojnë pikët e fituara dhe shpërblimet nga blerjet e konsumatorëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *