Oferta vjen nga zona e Val di Sole, në Trentino Alto Adige të Italisë, si shenjë mirënjohje ndaj mjekëve dhe infermierëve që punuan gjatë pandemisë.

Ideja vjen nga operatorët turistikë dhe drejtuesit e strukturave pritëse.

“Të gjithë bënë pjesën e tyre, është momenti për t’i shpërblyer. Pas një periudhe me ngarkesë të madhe stresi dhe larg familjeve, sapo emergjenca të ketë kaluar, mund të shijojnë pushimin në vende që frymëzojnë paqe dhe relaks, në male, për të kuruar dhe rigjeneruar trupin dhe shpirtin”, thuhet në deklaratën e operatorëve turistikë.

Më konkretisht oferta parashikon qëndrimin për tre netë në një nga hotelet e Val di Sole trentina, deri në momentin e ezaurimit të vendeve. Për të marrë pjesë në këtë nismë, mjafton që të dërgohet një letër nga spitalet Covid, për të mundësuar programimin.

Lexo po ashtu:  Opsioni i ri në iPhone ju largon përdoruesve një shqetësim të madh

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *