Dilaver Goxhaj

Përgjigjen se pse janë bashkuar kundër Albin Kurtit dhe qeverisë së drejtuar prej tij të gjithë politikanët e këtyre 30 vjetve të Kosovë, të cilët kanë arritur deri atje, sa të krijojnë një organizatë terroriste të fshehtë me emërin “Garda Vullnetare Shqiptare”, duke e kërcënuar me vdekja familjarisht kryeministrin Albin Kurti, na e  ka shpjeguar filozofi PLATON, në librin e tij “Republika”, i cili është një dialog filozofik sokratik midis Platonit, Sokratit, Glaukut, Polemarhu, Qefalosit, Adhimantit, Thrasimahut dhe Klitofonit, i cili është shkruar nga Platoni rreth vitit 375 p.e.s. në lidhje me drejtësinë, rendin dhe karakterin e qytetit-shtet të drejtë si edhe njeriut të drejtë. Kjo është vepra më e njohur e Platonit dhe ka dëshmuar se është një nga veprat më me ndikim në botë të filozofisë dhe teorisë politike, si intelektualisht, ashtu edhe historikisht.

Shpjegimin se pse janë bërë grusht ët gjithë ata që nuk e kanë vënë vetë pasurinë, për të cilën Albin Kurti tha se do ta verifikojnë prejardhjen e saj për çdo plitikan,, shprehet qartë te një bashkëbisedim midis Platonit dhe Qefalosit:

Lexo po ashtu:  Faktori shqiptar nuk e lejon të përsëritet 1912-ta/ Borrelli destruktiv: E dhamë një propozim që e pranoi Vuçiqi por jo Kurti

“A nuk më thua, o Qefalos, nga tërë kjo pasuri, pjesën më të madhe e ke të trashëguar apo të fituar vetë?

Qefalosi: Duhet të dish se si tragëtar, unë kam qenë diçka midis gjyshit dhe tim eti. Dhe në fakt gjyshi, që kisjhte të njëjtin emër si unë sot, arriti ta shumëfishoi disa herë me radhë; po Lisania, im atë,  e uli këtë shumë edhe më pak nga ç’është sot; sa për mua, unë ndihem i lumtur që u lë të mijve një trashëgim më të vogël, por diçka më të madhe nga ç’kam trashëguar unë.

Të pyeta, i thashë unë (Platoni), mbasi kam pasur përshtypjen se ti nuk je shumë i dhënë pas pasurisë. Një gjë e tillë ndodh më tepër me ata që nuk e kanë vënë vetë pasurinë, kurse ata që e kanë vënë me duart e tyre, e duan dyfishin e të tjerëve. Ashtu si poetët duan poemat e tyre, etërit fëmijët e tyre, për të njëjtën arsye ata që janë të dhënë pas parasë, robtohen që të vënë sa më shumë mënjanë, mbasi kjo është puna e tyre, qoftë edhe për të mirat që të tjerët përfitojnë nga kjo, për këtë arsye është vështirë të merresh vesh me ta, sepse nuk dinë të adhurojnë gjë tjetër përveç parasë.

Lexo po ashtu:  I jepet nënshtetësi të huajve që do blejnë në projektin e Portit të Durrësit

Kjo është e vërtetë u përgjigj ai.” (Platoni “Republika”, 1999, f.12-13)

 

20 maj 2020

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *