DEKLARATE

Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë dhe Lidhja e Gazetarëve të Shqipërisë dënojnë me forcë dhunën shtetërore të ushtruar nga policia ndaj kolegut Alfred Lela, si dhe punonjësve të tjerë të medias më 17 Maj, gjatë procesit të shembjes së Teatrit Kombëtar.

Në kushtet kur ende nuk ka një ndjesë publike dhe ndëshkim të autorëve me uniformë apo të fshehur në shkelje të ligjit, për ato akte dhune, të cilat u pasqyruan nga cdo media, ne gjykojmë se dhuna ndaj gazetarit Lela dhe e kolegëve të tjerë, nuk ka qenë e rastësishme, por e targetuar! Deklaratat e ministrit të brendshëm se “tek policët duhet të shohim ministrin e brendshëm” është flagrante dhe justifikuese e dhunës barbare ndaj kolegut Alfred Lela dhe kolegëve të tjerë.

Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë dhe Lidhja e Gazetarëve të Shqipërisë i bëjnë thirrje kryeministrit Rama të distancohet nga akte të tilla, që dëshmojnë se sa i rrezikshëm po bëhet zanati i gazetarit nën qeverisjen e tij. Kujtojmë se një gazetar në detyrë duhet të jetë njëlloj i paprekshëm, si një punonjës me uniformë në detyrë! Hështja për dhunën ndaj gazetarëve ka gjithë tiparet e në mos të një direktive, të paktën të një bashkëfajësie shtetërore në një vend të NATO-s e në pritje të antarësimit në BE.

Lexo po ashtu:  Nga shtypshkronja e parë, tek epoka e internetit. Si i përdorin populistët mediat e reja

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *