Poezi nga Dritëro Agolli

S’ka heronj, heronjtë i përzumë,
me lavdi përditë i nanuritëm,
dhe me lajka dalëngadalë i vumë,
një nga një në prehje dhe në gjumë.

S’ka heronj, heronjtë u mërzitën,
prisnin ëndrrat, ëndrrat u vonuan,
duke pritur heshtën e dremitën,
dhe ne nina-nana u kënduam.

Ç’digjeni nga malli për heronjtë?
Kushedi kur kthehen nga kjo anë.
Ç’i kërkoni? Pritja është e kotë,
S’ka heronj, tani ka pelihvanë.

Lexo po ashtu:  “Sfinga e gjallë”, shfaqja që zhbiron në dramën e vrasjeve politike të pasluftës, vjen premierë në TKK

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *