Një nga lojërat e reja të cilën pronarët e PlayStation 5 do të jenë në gjendje të luajnë është edhe Grand Theft Auto V, që nga viti 2021.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.Siç bëhet e ditur, loja u lëshua për herë të parë për përdoruesit e PlayStation 3 dhe Xbox 360 në vitin 2013.
Dhe GTA V pas pak u transferua në gjeneratën e re, PlayStation 4 dhe Xbox One.

“Është një nga lojërat më të shitura të të gjitha kohërave, vetëm pas Minecraft, dhe mënyra e tij në internet vazhdon të jetë një krijues parash i madh për Rockstar dhe kompaninë mëmë Take-Two Interactive”.
Ndërkohë është bërë e ditur se në mesin e lojërave që janë konfirmuar se do të jenë në dispozicon për PlayStation 5 janë edhe Gran Turismo 7, Spider-Man: Miles Morales e Stray nga Annapurna.
Ndryshe, Sony më në fund ka vendosur të lëshojë detaje shtesë rreth PlayStation 5, gjatë një transmetimi të veçantë të quajtur “E ardhmja e lojërave” – të enjten.




