Kohëzgjatja e leximit: 1 minuta

Kreu i grupit të vaksinave në Oxford tha të premten se provat klinike për vaksinën anti-Covid “po përparojnë shumë mirë” dhe se programi do të inokulojë 10,000 njerëz të rinj.

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

“Tani ne po fillojmë studime për të vlerësuar se sa mirë vaksina shkakton përgjigje imune te të moshuarit,” tha profesori Andrew Pollard, kreu i Grupit të Vaksinave në Oxford, në një njoftim për shtyp.

“Studimet klinike po përparojnë shumë mirë”.

Vaksina quhet AZD1222 ose ChAdOx1 nCoV-19. Është testuar për herë të parë në dy njerëz në 23 Prill në Oksford, pas rezultateve premtuese te gjashtë majmunë makakë në SHBA në Mars.

10,260 njerëz të rinj, përfshirë të moshuarit, do të marrin vaksinën provë në maj dhe qershor, tha grupi. Grupi tha që rezultatet do të ishin të disponueshme “brenda dy muajve”, por që gjithsesi procesi “mund të zgjasë deri në gjashtë muaj” në varësi të faktorëve të jashtëm.

Lexo po ashtu:  Për përballimin e situatës së krijuar si pasojë e pandemisë së Covid-19: Shqipëria i drejtohet për ndihmë Kinës

D.B
Burimi: Business Insider

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *