Trupat turke kanë pushtuar dhe okupuar një pjesë të vogël të tokës greke, në kufirin e tyre të kontestuar.

Rreth 35 ushtarë marshuan dje në një vend të përmbytur në bregun lindor të lumit Evros në Melissokomeio, shkruan Daily Mail.Ushtarët turq dhe forcat speciale të policisë tani kanë një prani të qëndrueshme brenda territorit grek dhe kishin ngritur aty një flamur të Turqisë,
Në atë vend tani është një flamur i vogël turk që është i vendosur në një pemë. Trupat kanë hedhur poshtë kërkesat greke për t’u tërhequr.

Lumi Evros shënon kufirin mes dy vendeve por ai dihet që ndryshon rrjedhën e tij dhe kjo qenë justifikimi i disa kontradiktave.

Marrëdhëniet Turqi-Greqi kanë qenë të tensionuara që prej pushtimit të veriut të Qipros nga Ankaraja në vitin 1974.

Lexo po ashtu:  Kjo është Serbia/ E vendosi flamurin kombëtar, Shqiprim Arifin e ftojnë të paraqitet në një gjykatë në Serbi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *