Allan ka disa mundësi nëse ai largohet nga Napoli këtë verë, pasi Atletico Madridi i është bashkuar Paris Saint-Germain dhe Evertonit në ndjekje të brazilianit.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.Mesfushori brazilian pritet të largohet në sezonin e ardhshëm pas një marrëdhënie jo të mirë me trajnerin Gennaro Gattuso dhe klubin.
Ai tashmë ishte afër bashkimit me PSG-në janarin e kaluar, ndërsa Evertoni dëshiron ta transferojë atë dhe ta ribashkoj me ish-trajnerin e tij, Carlo Ancelotti.

Sipas gazetës Mundo Deportivo në Spanjë, Atletico Madridi është gjithashtu pretendent për nënshkrimin e Allanit.
Nëse ata shesin Thomas Partey, atëherë Allan shihet si një zëvendësim i fortë për ekipin e Diego Simeone.
Çmimi i kërkuar është rreth 50 milionë euro për 29-vjeçarin, i cili është nën kontratë me Napoli deri në qershor të vitit 2023.




