Gjykimi për korrupsioni i kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu, do të fillojë të dielën në një gjykatë të Jeruzalemit. Ai është kryeministri i parë i këtij vendi që ndiqet penalisht për një krim, ndonëse i ka mohuar akuzat dhe ka thënë se i tërë procesi është një gjueti shtrigash.

Netanyahu pritet të paraqitet në Gjykatën e Qarkut të Jeruzalemit vetëm një javë pasi u betua për mandatin e pestë në krye të qeverisë së unitetit, duke i dhënë fund një bllokade politike që zgjati më shumë se një vit.

Kundër tij në nëntor ishte ngritur akuzë për ryshfet, mashtrim dhe shkelje të besimit në tri raste që kishin të bënin me pranimin e dhuratave nga miqtë milionerë. Dyshohet se këto dhurata kanë ardhur në këmbim të favoreve për disa shefa të medieve, të cilët më pas do t’i bënin lajme pozitive kryeministrit.

Si kryeministër, Netanyahu nuk është i detyruar ligjërisht që të japë dorëheqje dhe ka thënë se beteja në gjykatë nuk do të ndikojë në aftësinë e tij për ta kryer punën e shefit të qeverisë, shkruan “Reuters”.

Lexo po ashtu:  Cilat biznese mund të punojnë nga sot dhe çka duhet bërë

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *