Videoja më poshtë, që në fakt, turpëron gjithë klasën politike, është hedhur në rrjet nga vetë Rama. Edhe ai vetë duhet të turpërohet, nga ky shembull gjenial i një njeriu të thjeshtë. Me minimumet e gjërave, ka ndërtuar një kryevepër.

Përfytyroni sikur në gjithë Kukësin, a luginën e Vjosës, apo në Kolonjë, të ishte punuar me këtë filozofi. E kam shkruar dhe herë të tjera. Nëse atyre 1,000 familjeve fshatare që kanë ngelur ende në Kukës, do t’u dhuroheshin nga 200 qingja, pas disa vjetësh, do të kishe kope me bagëti, djathë, qumësht dhe mish të kualitetit të parë. Baxho, po të tilla dhe ripërtëritje e një tradite artizanale sixhadesh, të zonës. Po mund të hidhje ca farë peshku, në atë liqenin e Kukësit dhe të mbaje me peshk edhe zonën. Mund edhe ta pyllëzoje, etj., etj. Paratë, për atë dhuratën e 200 qingjave, mund t’i merrje më vonë, në trajtën e taksave, më shumë se merr tani…

Në vend të këtyre, e gjithë kjo klasë politike, e majtë dhe e djathtë, ka preferuar të bëjë “politikë planetare”. Besoj, se e ka shkatërruar edhe për shumë vite të tëra, Shqipërinë.

Lexo po ashtu:  E FUNDIT/ Miçigan: Të gjitha votat do të numërohen brenda 24 orëve të ardhshme

Nëse ky shembull, nuk e turpëron Ramën, që e poston tërë krenari këtë video, le të jetë një leksion për të dhe për tërë këtë klasë torollakësh politikë, që ka kohë që e kanë shkatërruar Shqipërinë.

E kam shkruajtur, po shpesh. Në 1936-ën, sipas studimeve italiane, ne ishim kampionë absolutë, për gjithë Europën, në numrin e të imtave dhe gjedhëve për 1,000 banorë. Bile edhe përpara Zvicrës, që sot, vetëm nga industria e përpunimit të tyre, me “Nestle”-n, etj., merr 100 miliardë çdo vit, apo dhjetëfishin e GDP-së së Shqipërisë.

Ç’bëmë? Një hiç!.. Shembulli i këtij fshatari gjenial, tregon sesa vlen e gjithë klasa politike e Shqipërisë.

Kur të tërë apo shumica sillen vërdallë e qajnë me hipokrizi, për Teatrin Kombëtar, mua më shkon gjithnjë e më tepër mendja, për atë Bibliotekën dhe Laboratorin e Universitetit Bujqësor të Tiranës, që e dogjëm dhe e poqëm në 1997-ën e më vonë, dhe nuk lëvizi njeri nga vendi. Dhe ajo, ishte më e madhja në Ballkan, si laborator e si bibliotekë.

Lexo po ashtu:  Shqiptarët mbushin bulevardin në Tiranë nën thirrjet “Rama ik”

Thirrini kokës, se është vonë, shumë vonë,.. po ende keni mundësi, të lani një pjesë të mëkateve tuaja!

 

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/566938514017802/?t=2

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *