Andres Iniesta thotë se goli i tij, që ia fitoi Spanjës Kupën e Botës 2010 kundër Holandës, i ka ndihmuar ta mposhtë depresionin dhe ta tejkalojë njërin prej momenteve më të vështira në jetë.Iniesta kishte vuajtur tejet shumë pas vdekjes së mikut të ngushtë, Dani Jarque, në vitin 2009. Ish-mesfushori i Espanyol vdiq nga një sulm në zemër në moshën 26-vjeçare. Kur ikona e Barcelonës, i cili tani luan për Vissel Kobe në Japoni, e shënoi golin vendimtar në Afrikën e jugut, e zbuloi një mesazh në veshjen e brendshme me mbishkrimin: “Dani Jarque, gjithmonë me ne”.

“Fatkeqësisht, unë i përjetova disa fatkeqësi radhazi, edhe pse në atë kohë isha shumë i suksesshëm. Por pastaj miku im Dani Jarque vdiq në gusht të vitit 2009, kjo më dërgoi në një gjendje të brishtë saqë kisha nevojë për ndihmë profesionale”, tha Iniesta për Bild am Sonntag.“Ajo ishte koha më e vështirë e jetës sime, padyshim”, shtoi ai.Iniesta këmbëngul se goli kundër Holandës ishte fillimi i përmirësimit të tij.“Fatmirësisht, ajo kohë është e kaluara. Një kohë që më bëri më të fortë dhe më të mirë”.

Lexo po ashtu:  PËRFAQËSUESJA E KOSOVËS synon ta vazhdon serinë e takimeve pa humbje edhe kundër Anglisë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *