Një fëmijë 1 vjeçar është kthyer në një personazh ‘hit’ në mediat sociale.

Ndërsa numëron më shumë se një milion ndjekës në Instagram, në një postim të vogëlushit shkruhet se atij i “pëlqen të gatuajë dhe të eksplorojë në kuzhinë”.

Përmes videove të publikuara në rrjetet sociale duket se si ai po ndihmon në përgatitjen e recetave.

Nëna e tij, Ashley Wian, në një prononcim për CNN është shprehur se videot filluan si një mënyrë për të ndarë ngazëllimin e djalit të saj në kuzhinë me miqtë dhe familjen.

“Gatimi është vetëm një nga shumë gjëra praktike që Kobe bën në shtëpi. Ai ka shumë qejf që e bën atë”, tha ajo.

Lexo po ashtu:  Këta janë deputetët shqiptarë që kanë arritur të sigurojnë votat në parlamentin e Serbisë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *