Por në një periudhë afatshkurtër pritet që bitcoin të sillet në vlerën 8,000 deri në 8,200 dollarë.

Çmimi i bitcoin ra me 9.8% javën e kaluar duke shënuar rënien më të madhe javore që prej javës së dytë të muajit Mars sipas CoinDesk.

Mëngjesin e ditës së Hënë u regjistrua pika më e ulët në dy javë ku 1 bitcoin këmbehej me 8,630 dollarë, 11% më pak sesa vlera prej 9,960 dollarë që kishte para nisjes së procesit të përgjysmimit.

Pavarësisht rënies së çmimit, numri i adresave që kanë sasi të vogla bitcoin vijoi të rritej. Aktualisht janë 8,378,746 adresa të cilat kanë vetëm 0.01 BTC ose 87 dollarë sipas informacioneve të Glass Node.

Rënia është lidhur ngushtë nga analistët me një trend rëniejeje që ka pasur përgjysmimet e kaluara të bitcoin. Në Korrik të 2016-ës kur kishte ndodhur përgjysmimi i shpërblimit për gërmimin e blloqeve të bitcoin, vlera e monedhës kishte rënë me 30% në katër javë.

Por në një periudhë afatshkurtër pritet që bitcoin të sillet në vlerën 8,000 deri në 8,200 dollarë.

Lexo po ashtu:  "Mjaft! Mjaft! Mjaft! dëgjohet britma tmerruese e Kazanovës. Çka po më bën ashtu?" - Nata është dita jonë, – Rexhep Qosja

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *