Në shtëpinë e Napoli mes lojtarëve që janë kthyer më në formë nga periudha e lockdoën është Allan, që mbërriti i karikuar nga Brazili ku ka punuar me një përgatitës personal, por mesfushori brazilian është kthyer për të bërë gati valixhet e përshëndetur të kaltrit në fund të sezonit. Është i bindur Il Mattino, që shkruan për një ofertë të Everton dhe ish-teknikut Carlo Ancelotti, prej 45 milionë euro për të sjellë Allan në Premier League.

Gattuso, bëhet e ditur nga e përditshmja, për Napolin e tij ka në mendje një mesfushë të përbërë nga Fabian Ruiz e Zielinski plus Demme, që tekniku e ka kërkuar me ngulm, kështu që nuk do të ketë më vend për brazilianin, që pasi ishte pranë Psg në janar 2019 ka përjetuar muaj të vështirë në Napoli.

Në fillim tentativa për vjedhje në shtëpinë e tij, pastaj refuzimi për tu nisur në grumbullim në Castel Volturno në mbrëmjen e rebelimit post-Salzburg (thuhet se arriti në një përplasje verbale me Giuntoli e De Laurentiis jr.) e në fund përjashtimi nga ndeshja e Cagliari në muajin shkurt. Aventura e Allan me të kaltrit është në fund, por për të lëshuar mesfushorin një vit para skadencës së tij natyrale të kontratës, Napoli kërkon 70 milionë. Mesazhi i AdL për anglezët është i qartë: klubi nuk mendon ti shesë lojtarët më të mirë me shitje për shkak të krizës së shkaktuar nga koronavirus.

Lexo po ashtu:  Beteja me Covid 19 e fituar: Dybala kthehet të stërvitet në karantinë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *