Menemeni është ushqim tradicional turk nga domatet dhe specat

Shpesh hahet për mëngjes, mirëpo nëse dëshironi ta shmangni mishin, mund të hahet edhe si drekë.

Përbërësit:

– 4 vezë;
– një copë rrënje xhenxhefili;
– 4 thelpinj hudhre;
– 1 qepë;
– 2 domate të mëdha;
– ½ e filxhanit salcë domatesh;
– ½ speci djegës;
– ½ speci;
– 2 lugë të vogla spec të bluar;
– ½ luge e vogël rigon;
– kripë;
– piper;
– vaj ulliri;
– qepujka

Përgatitja:

1. Zieni domaten dhe qërojeni.

2. Nxehni vajin në tigan, shtoni hudhrën e grirë dhe xhenxhefilin dhe fërgoni derisa të zbuten, pastaj qitni edhe qepën e grirë. Pas pak, qitni edhe specat.

3. Shtoni domatet të cilat më parë i keni grirë dhe lini dy minuta pastaj qitni edhe purenë e domateve dhe erëzat e tjera, pos qepujkave.

4. Kur domatja të zihet, thyeni një vezë në tigan dhe vetëm pas dhjetë sekondash përzieni lehtë në tretje.

5. Shërbeni me qepujka. 

Lexo po ashtu:  Mit apo fakt? Gjithçka që duhet të dini për një gjumë më të mirë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *