Microsoft është duke hetuar këto probleme, por kompania konfirmoi se KB4556799 mund të dëmtojë lidhjet e internetit.

Ndërsa premtimet e Microsoft me Windows 10 janë të mëdha, problemet me sistemin operativ nuk kanë të ndalur. Microsoft konfirmoi një tjetër probleme me përditësimet.

Quhet KB4556799 dhe është dërguar së fundi tek miliona kompjuterë duke shkaktuar probleme të ndryshe nga ekranet blu të vdekjes BSOD, tek fshirja e informacioneve të përdoruesit, probleme me performancën, me audio e shumë të tjera.

Microsoft është duke hetuar këto probleme, por kompania konfirmoi se KB4556799 mund të dëmtojë lidhjet e internetit.

Gjiganti i Windows paralajmëron se më të prekurit janë kompjuterët me modemë 4G LTE. Këta modemë janë bërë dominues në përdorimin e tyre për të aksesuar internetin prej vitesh. 5G pritet të revolucionarizojë internetin në shtëpi duke eliminuar nevojën për lidhjet fikse.

Sa i përket modemëve 4G ata mund të blihen si PCI ose USB. Nëse nuk përdorni një modem 4G LTE atëherë jeni të shpëtuar.

Zgjidhja e vetme mbetet ç’instalimi i KB4556799 duke shkuar në historikun e përditësimeve dhe seksioni “Uninstall Updates.” Pasi të keni lokalizuar dhe hequr përditësimin KB4556799 duhet të restartoni kompjuterin.

Lexo po ashtu:  A ka ndodhur vërtet Lufta e Trojës?

Për fat jo të mirë nuk ka funksionuar për të gjithë përdoruesit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *