Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka vizituar vullnetarët e linjës për këshilla psikologjike në Ministrinë e Shëndetësisë.

Aty shefi i ekzekutivit, u prit nga një numër i madh i vullnetarëve të angazhuar në këtë ministri dhe kabineti i ministrit Vitia.

Kurti ka falënderuar të gjithë vullnetarët, duke ju thënë se u është mirënjohës sa nuk thuhet.

“Ju falënderojmë nga zemra për gjithë kontributin, u jemi mirënjohës sa s’thuhet. Ju jeni ata heronjtë e paqes, të cilët në këtë krizë shëndetësore keni mundësuar të dalim me sukses dhe tash të jemi në prag të fitores në prag të ngadhënjimit të pandemisë COVID-19 dhe fitorja mbi pandeminë do të ishte e pamundur pa ju”, ka thënë Kurti.

Kryeministri në detyrë ka shtuar se këshillat e dhëna në aspektin psikologjik kanë qenë shumë të domosdoshme.

“Këshillat që keni dhënë në aspektin psikologjik janë tejet të vlefshme dhe të domosdoshme, andaj nga atmosfera që u pat krijuar shkaku i pandemisë aspekti psikologjik ka qenë i rëndësishëm. Ju, karantina, Klinika Infektive, Qendra e thirrjeve jeni katër kulmet e këtij katrori të suksesshëm që e futi në rrethim virusin e na shpëtoj të gjithë neve”, ka thënë Kurti.

Lexo po ashtu:  "Të nderuar qytetarë", ju flet Kryeministri Kurti

Kurti ka thënë se për qytetarët nuk është e lehtë të bashkëjetojnë me ankthin se a e kanë apo jo coronavirusin.

“Ne sot mund të mburremi edhe me faktin se numri i vetëvrasjeve krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar ka pasur rënie drastike”, u shpreh Kurti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *