Më 26 janar legjenda e basketbollit Kobe Bryant ndërroi jetë në një aksident tragjik së bashku me vajzën e tij dhe 6 persona të tjerë.
Ky ishte një lajm shumë i trishtë për të gjithë fansat e tij dhe për të mbajtur gjallë kujtimin e tij, ata kanë vendosur që vlerësojnë gjërat materiale që ai ka lënë pas.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.Kështu ka ndodhur me unazën e tij të famshme me ar dhe diamant.
Kjo unazë, e cila përmban rreth 40 gur të vegjël diamantesh është shitur në ankand për 206.000 dollarë.
Ankandi i cili u organizua nga “Goldin Auctions” të dielën, në fillim filloi me shifrën prej 15.000 dollarë për të arritur më pas shumën maksimale.

Ajo ishte një prej dy unazave identike që basketbollisti i ndjerë ua kishte dhuruar prindërve të tij, Pamela dhe Joe “Jellybean” Bryant, për ta nderuar suksesin me Los Angeles Lakers në sezonin “1999-2000”.




