Kohëzgjatja e leximit: 1 minuta

Torvalds nuk dha informacione për sistemin që përdor por modeli 3970x kërkon një fole sTRX4 për tu instaluar që u shfaq tek bordet e para në 2019.

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

Një prej emrave më të njohur të komunitetit Linux, Linus Torvalds zbuloi se kishte zëvendësuar një procesor Intel në kompjuterin e tij me një procesor AMD Ryzen Threadripper 3970x me 32 bërthama.

Gjatë një interviste ai tha se emocioni i tij më i madh i javës është instalimi i një procesori të ri në kompjuterin e tij i cili nuk është Intel.

“Kompjuteri im sot ka një AMD Threadripper 3970x,” tha Torvalds. Ai vijoi duke thënë se sistemet që tani ai përdor janë 3 herë më të shpejta sesa kanë qenë më parë.

Torvalds nuk dha informacione për sistemin që përdor por modeli 3970x kërkon një fole sTRX4 për tu instaluar që u shfaq tek bordet e para në 2019.

Lexo po ashtu:  Zbulohet shifra marramendëse e shitjeve në App Store në 2019

The Register shkon deri atje sa të spekulojë se Torvalds ka blerë një kompjuter të ri. Sidoqoftë, kompjuter i Torvalds ka më shumë bërthama procesorike sesa Intel mund të ofrojë aktualisht.

Procesori më i mirë i Intel ka aktualisht 18 bërthama.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *