E gjithë vëmendja e fansave të PlayStation është tek ekskluziviteti Spider-Man i Marvel me shpresën se do të përfshihet në katalogun e lojërave të Qershorit.

Loja e parë e cila do të ofrohet falas për muajin Qershor nga PlayStation Plus është Call of Duty: WW2. Loja mund të shkarkohet nga dita e sotme 26 maj.

Lajmi u bë i ditur nga vetë PlayStation përmes rrjetit social Twitter. Gjatë javës PlayStation do të japë më tepër informacione për katalogun e lojërave që do të ofrohen falas gjatë muajit.

E gjithë vëmendja e fansave të PlayStation është tek ekskluziviteti Spider-Man i Marvel me shpresën se do të përfshihet në katalogun e lojërave të Qershorit.

Call of Duty: WW2 debutoi në 2017-ën me ambicie të mëdha nga Activision dhe është pritur mirë nga fansat. Me SledgeHammer Call of Duty u rikthye në zanafillë dhe në vend që të ndryshonte përsëri seritë zgjodhi thjeshtë ri rafinonte.

Ky i fundit mendohet të jetë një prej titujve më të suksesshëm ndër vit.

Lexo po ashtu:  Njihuni me dizajnin e OnePlus 8T përpara debutimit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *