Nga nesër në vendin tonë pritet të ketë lehtësim të masave kundër pandemisë, ku do të hiqet kufizimi i lëvizjes për qytetarët dhe do të hapet kishat e xhamitë.

Ministria e Shëndetësisë ditë më parë konfirmoi se orari i ri për qytetarët do të jetë nga ora 05:00 e mëngjesit deri në ora 21:00 të mbrëmjes.

Kjo nënkupton se qytetarët do të kenë 16 orë në ditë për të dal.

Në këtë fazë të lehtësimit të masave, institucionet shëndetësore u kanë bërë thirrje qytetarëve që të vendosin maska e dorëza, në çdo vend që ata frekuentojnë.

Ndryshe, që nga 13 marsi e deri tani në Kosovë me virus janë infektuar 1 mijë e 47 persona, 794 persona prej të infektuarve janë shëruar kurse 30 persona kanë humbur jetën por që kishin edhe sëmundje tjera shoqëruese.

Lexo po ashtu:  Qeveria mirëpret kërkesën për rifillimin e dialogut nga Gjermania dhe Franca

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *