Ministri për Evropë dhe Punë të Jashtme, Alexander Schallenberg dhe ministrja për Evropë e Austrisë, Karoline Edtstadler do të qëndrojnë nesër për një vizitë të shkurt në Kosovë ku do të takohen me ministrin e Punëve të Jashtme dhe Diasporës se Kosovës, Glauk Konjufcën dhe ministri për Integrime Evropiane, Blerim Reka.

Sipas njoftimit të MPJD-së, takimi do të zhvillohet në Aeroportin Ndërkombëtarë të Prishtinës, “Adem Jashari”.

Pritet që takimi bilateral të fillojë në ora 15:45 minuta, në hapës e Terminalit VIP të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

Në këtë takim do të marrin pjesë edhe ministrja për Evropë e Austrisë, Karoline Edtstadler dhe ministri për Integrime Evropiane i Republikës së Kosovës, Blerim Reka.

Ata do të kenë edhe një konferencë të përbashkët për media do të mbahet në të njëjtin vend, në orën 17:00.

Lexo po ashtu:  Këshillon Serwer: - Një vendim i Gjykatës Kushtetuese kundër krijimit të një qeverie të re pa zgjedhje të reja do të ishte e mirëseardhur kundër copëtimit të Kosovës. - “Një administratë e Biden duhet të mbyllë derën në shkëmbimet e tokës, me zë të lartë”, ka thënë Serwer.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *