Si me çdo aplikacion tjetër Facebook, nuk duhet të keni një llogari për të përdorur CatchUp sepse funksionon me listën e kontakteve të telefonit.
Aplikacioni më i fundit eksperimental i Facebook i dedikohet vetëm thirrjeve audio në grup. CatchUp eliminon çdo vonesë për të nisur një video thirrje.
Mjafton të shikoni statusin nëse një person është i gatshëm për bisedë ose dhe të filloni bisedën me 8 persona njëherazi.
Mund të krijoni grupe për miqtë dhe familjen kur të gjithë të jenë të gatshëm dhe me një buton të filloni thirrjen.
Si me çdo aplikacion tjetër Facebook, nuk duhet të keni një llogari për të përdorur CatchUp sepse funksionon me listën e kontakteve të telefonit.
Përmes cilësimeve të privatësisë mund të përcaktoni cili prej kontakteve tuaja mund të hyjë në thirrje.
Rrjeti social ka qenë duke ndërtuar këtë aplikacion përpara përhapjes së Covid-19 sipas TechCrunch. Por situata që u krijua shtyu ekipin e zhvilluesve të përshpejtojnë procesin e ndërtimit të aplikacionit.
Javën e kaluar CEO Mark Zuckerberg tha se od të lejonte punonjësit të punojnë nga shtëpia përgjithnjë. Për ta lehtësuar këtë ndryshim qasjeje, rrjeti social po punon në disa mjete komunikimi dhe CatchUp padyshim është pjesë e këtij misioni.
Gjatë pandemisë shumë njerëz janë kthyer video thirrjeve për të qëndruar në kontakt me të afërmit dhe miqtë.