Mund të keni parë sesi në ditët dhe netët e para të karantinës në Tiranë, minjtë dilnin hapur në rrugë dhe nuk reagonin aq shpejt ndaj pranisë së njerëzve. Duket se kjo shfaqje agresiviteti është edhe më e dukshme në metropole të mëdha, ku minjtë ushqehen me mbetjet ushqimore të restoranteve.
Qendra Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve ka njoftuar së fundmi për një sjellje më agresive të minjve si pasojë e kërkimit të ushqimit.

Disa zona kanë raportuar një rritje të aktivitetit të brejtësve dhe ka bërë thirrje që njësitë e kontrollit të tyre të përgatiten për thirrje të tjera nga njerëz që vënë re sjellje ta pazakonshme apo agresive të minjve.

Në Uashington ka patur 500 thirrje për këtë problem në një periudhë 30 ditore në muajt mars-prill. Në Baltimora ka patur 11000 thirrje, ndërkohë që në Çikago ndryshimi i sjelljes është vënë re qartë.
Është një problem serioz pas asociohet me mundësinë e përhapjes së shumë sëmundjeve duke paralajmëruar për pasoja të papritura të ndryshimit të ritmit të jetës njerëzore.

Lexo po ashtu:  Reagon Gjermania, suspendon projektin e gazsjellësit ‘Nord Stream II’ me Rusinë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *