Presidenti i Republikës Ilir Meta ka dekoruar sot Vasil Laçin, hero i luftës dhe i njohur për atentatin ndaj Viktor Emanuelit.

Ndër të tjera Meta tha:

Madhështia e vërtetë e gjestit të tij është se ai u mëson brezave edhe sot që një njeri i vetëm mund të kontribuojë për të dhënë një mesazh të madh dhe frymëzues.
Se çdo individ i thjeshtë mund të bëjë pjesën e tij në luftën kundër pushtimit dhe çdo lloj tiranie.

Shqipëria ka kundërshtuar tiranitë e huaja. Këtë na kanë mësuar të paktën dhe ka mbi 100 vjet që nuk i kundërvihet tiranisë së hajdutëve. Si ka qenë ajo fjala: Lërini shtëpitë hapur se hajdutët janë mbledhur në Tiranë. 
Duan të thonë se Presidenti e ka si biçim mesazhi këtë. Të fortë madje. Po kë do vrasë? Ndonjë ekspert të reformës në drejtësi? Do ta qeshin të gjithë. Ndoshta flet badihava sa të gjejë muhabetin me shokët e thesit. Asgjë nuk ndodh.

 

Lexo po ashtu:  KFOR dhe Ushtria e Serbisë me patrullim të përbashkët në kufirin Kosovë-Serbi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *