“Asgjë nuk i afron njerëzit aq shpejt (ndonëse shpesh është një afrim i rremë) sa një bashkëbisedim i trishtë e melankolik. Kjo atmosferë bashkëfajësie e paqme, që vë në gjumë çdo lloj frike apo frenimi dhe që kuptohet si nga shpirtrat e hollë, ashtu edhe nga vulgarët, përfaqëson mënyrën më të lehtë për t’u afruar, por megjithatë shumë të rrallë. Në të vërtetë duhet lënë mënjanë “përpunimi mendor” që i bëjmë vetes, gjestet dhe mimikat e sajuara dhe të sillemi thjesht.” – Milan Kundera

“Mos hiq dore kurrë , Katerinë. Ke aq shumë gjëra brenda teje dhe më fisnikja nga të gjitha është sensi i lumturisë. Por mos e prit jetën nga një burrë. Prandaj shumë gra mashtrohen. Prite nga vetvetja.” – Albert Camus

“Mund të jemi të paanshëm vetëm për gjëra që nuk na interesojnë dhe kjo është arsyeja që një opinion i pavarur gjithmonë është pa asnjë lloj vlere.” – Oscar Wilde

“Ne gjithmonë besojmë se kujtimet tona përkojnë me ato të personit që kemi dashur, se ne përjetojmë të njëjtat gjëra. Por ky është vetëm një iluzion…” – Milan Kundera

Lexo po ashtu:  Apple Watch shpëton jetën e një 92-vjeçari

“Thuhet që e vërteta triumfon gjithnjë. Por kjo nuk është një e vërtetë.” – Anton Çehov

“Tani e di që disa njerëz jane po aq të palumtur sa ç’janë të tjerët të dashuruar: në fshehtësi, intensivisht, pashpresmërisht”. – Khaled Hosseini

Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

“Mos u mëso, sepse është shumë e lehtë të mësohesh me dhimbjen, është një drogë e fuqishme, e pranishme në të përditshmen tonë, në vuajtjen e fshehur, në mohimet që bëjmë kur ia lëmë fajin dashurisë për goditjet që marrin ëndrrat tona. Dhimbja të tremb kur tregon fytyrën e saj, por të bën për vete kur vishet me sakrificë me vetëmohim”. – Paulo Coelho

“Guximi në jetë shpesh është një spektakël më pak dramatik se sa guximi i një momenti final, por nuk është më pak një përzierje e mrekullueshme e triumfit dhe e tragjedisë. Njeriu bën atë që duhet pavarësisht nga rrjedhojat personale, pavarësisht nga pengesat rreziqet dhe presionet dhe kjo është baza e të gjithë moralit. Guximi është qëndresa ndaj frikës, mjeshtëria për ta kontrolluar atë, jo mungesa e frikës.” – Mark Tuein

Lexo po ashtu:  Rivali kryesor i Uber në Evropë tërheq vëmendjen e investitorëve

“Në libra, njerëzit e mençur gjejnë ngushëllim nga vështirësitë që i sjell jeta!” – Victor Hygo /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *