Edhe pse jemi ende në pritje të APU-ve desktop AMD Ryzen 4000, një raport i Wccftech sugjeron se gjenerata e 6-të e procesorëve Ryzen do të lërë në hije modelet 4000.

AMD Ryzen seritë 6000 do të vinë në 2022 dhe janë procesorët e parë desktop me arkitekturën 6-nanometër në konfigurimin APU.

Edhe pse jemi ende në pritje të APU-ve desktop AMD Ryzen 4000, një raport i Wccftech sugjeron se gjenerata e 6-të e procesorëve Ryzen do të lërë në hije modelet 4000.

APU-të janë një seri mikroprocesorësh të krijuar nga AMD dhe mund të sillen si CPU dhe GPU në një pllakë të vetme. Konkretisht ato kanë grafika diskrete të integruara por me performancë më të lartë sesa grafikat e integruara në stilin e Intel.

APU e parë debutoi në Janar të 2011.

Sakaq AMD Ryzen 6000 APU me emrin e koduar Rembrendt do të bazohen në arkitekturën Zen3+ që do të ofrojnë një rritje të performancës ndjeshëm krahasuar me Zen 3. Kartat grafike të APU-ve do të bazohen në RDNA 2 duke zëvendësuar grafikat Vega.

Këto grafika do të kenë performancë më të lartë me mbështetje për teknologjinë “ray-tracing”. Por ka edhe lajme të këqija sepse AMD do të braktisë foletë AM4 në favor të platformës së re AM5 që sjell një mori teknologjish si DDR5, LPDDR5, USB 4.0 dhe PCIe 5.0.

Lexo po ashtu:  Bill Gates: Steve Jobs bënte “magji”

Seritë 6000 kanë për të pasur seritë 5000 që debutojnë në 2021 por me procesorin Zen 3 dhe grafikat e vjetra Vega.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *