Sistemi imunitar i njeriut është i përbërë nga miliona qeliza të bardha të llojit T (limfocitet T), të cilat ndihmojnë në luftimin e viruseve që hyjnë në trup. Kompanitë “Microsoft” dhe “Adaptive Biotechnologies” po zhvillojnë një provë klinike për të identifikuar dhe analizuar mënyrën se si këto qeliza reagojnë ndaj COVID-19.

Rezultatet do t’i ndihmojnë ekspertët e mjekësisë të përmirësojnë mënyrën e diagnostikimit dhe trajtimit të virusit si dhe për zhvillimin e vaksinave efektive ndaj tij.

Maçoku i Christy Karras, Fredi, i ka bërë asaj shoqëri gjatë një periudhe të vështirë.
“Isha një nga personat e parë në SHBA që u diagnostikova me COVID-19, me një formë të butë të sëmundjes”, Christy Karras, pjesëmarrëse në studim.

Pasi u shërua, shkrimtarja e cila jeton në Siatëll dëshiron të bëjë më shumë. “Nuk më pëlqen kur më marrin gjak, por jam e lumtur ta bëj këtë gjë në emër të shkencës”.

Zonja Karras mori pjesë në një studim klinik të quajtur “ImmuneRACE” apo Gara e Imunitetit”, të kompanive “Adaptive Biotechnologies” dhe “Microsoft”.
Një nga drejtuesit kryesorë të projektit, Lance Baldo, thotë se prova ende në fazë studimi është e ndryshme nga provat aktuale diagnostikuese apo ato që lidhen me antitrupat.

Lexo po ashtu:  Pse duhet të hani çdo ditë një lugë mjaltë dhe kanellë, ilaçi popullor që vepron më shpejt se medikamentet

“Ata përqëndrohen më shumë tek efektet e virusit në trup. Ne po shohim efektin e trupit tek virusi”, thotë ai.

“ImununeRACE” do të analizojë se si reagojnë ndaj COVID-19 sistemet imunitare të njerëzve të ndryshëm, duke studiuar reagimin e qelizave të bardha T apo limfocitet T.

“Ata janë qelizat e para të sistemit imunitar që priren të reagojnë kur trupi përballet me një infeksion viral siç është COVID-19”, thotë ai.

Identifikimi i këtyre reaksioneve fillestare mund të ndihmojë në krijimin e një testi diagnostikues që zbulon praninë e COVID-19 më shpejt dhe më një saktësi më të madhe sesa testet aktuale.

Duke parë se si reagojnë limfocitet T mund të sigurojmë të dhëna që mund të ndihmojnë studiuesit për të përgatitur mënyra më efikase mjekimi e vaksina.
“Ajo që ne po përpiqemi të bëjmë është të shohim përgjigjen e sistemit imunitar duke parë ndryshimet mes pacientëve, për të kuptuar se cilat janë ndryshimet në përgjigjen që jep çdo sistem imunitar”, shton zoti Baldo.

Lexo po ashtu:  Organizata Botërore e Shëndetësisë dërgon një ekip në Kinë, për të hetuar origjinën e koronavirusit

Studimi pritet të zbatohet tek një mijë vetë të regjistruar për të marrë pjesë në provën klinike prej 24 qyteteve të ndryshme këtu në SHBA si dhe mbi 3 mijë kampionë të tjerë të marrë nga Afrika dhe Evropa.
“Adaptive dhe Microsoft përdorin algoritmin e kompjuterit për të nxjerrë informacion nga kjo sasi e madhe të dhënash, për ta bërë atë të kuptueshëm”.

Për zonjën Karras kjo është një mënyrë për të kuptuar se si u sëmur.
“Ajo që më bën të shpresoj është ideja që ndoshta diçka e mirë mund të dalë prej gjithë kësaj dhe mbase gjithashtu do t’u japë edhe njerëzve të tjerë shpresë”./VOA/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *