Gazeta e njohur “Corriere della Sera” shkruan për dekretin e ri të qeverisë italiane që përcakton rregulla të ndryshme kufizimi dhe lëvizjeje për qytetërët italianë dhe tursitët që do të pushojnë në vendin fqinj.

Dekreti që po diskutohet nuk vendos asnjë masë mbikëqyrjeje për ata që vijnë në Itali nga vendet e Zonës Shengen dhe mbi të gjitha nuk parashikon asnjë kufizim për zhvendosjen, vë në dukje gazeta.
Për italianët ndërkohë kufizimet mbeten dhe arsyetimi që mund të kërkohet në këtë diferencim nuk do të kënaqte askënd. Arsyet ekonomike nuk mund të lidhen me kushtëzime absurde të drejtash që konsiderojnë individë potencialisht të rrezikshëm me individë që kanë garanci shëndetësore.

Dhe për çfarë garancie bëhet fjalë? Garanci teorike që nuk lidhen me asnjë standard të besueshëm.

Logjikën karantinuese të epidemisë, Bashkimi Europian duket se e ka bërë kriter politik për lëvizjen e lirë. Pak ditë më parë u tha se Gjermania hap kufijtë, por jo për vende jashtë hapësirës së unionit. Cila është mendja që harton këtë lloj vendimi?
Perëndimi, Europa Perëndimore në tërësi mundet të mbrohet se e ka më të lehtë kontrollin epidemik apo të një shpërthimi të dytë me kufizimin e lëvizjes, por kjo mbrojtje bie plotësisht sapo sheh realitetin.

Lexo po ashtu:  Pse shëtitja në fshat e “zbut” trurin tonë

Ky rajon ishte ndër më të goditurit nga koronavirusi dhe ajo që quhet survejancë epidemiologjike dështoi në mënyrë spektakolare mu në zemër të vendeve të zhvilluara. Vende të tjera përqark, brenda BE-së por jo në majën e zhvillimit apo në kufijtë e saj e menaxhuan më mirë pandeminë. Kjo mund të ketë shumë arsye, por në serinë e tyre nuk mund të mos rreshtosh edhe aspektin menaxherial.

Cili është atëherë motivi i kësaj lloj politike? Që bllokon sërish për arsye fare mjerane hyrjen e disa ballkanasve në Europë, por jo p.sh të bullgarëve, rumunëve, grekëve apo kroatëve? Kur Greqia ta zëmë hap kufirin me Shqipërin, çfarë vlere ka blloku për shqiptarët nga BE për një afat të ri?

Nuk vlen më asnjë radhë të shkruash për BE-në teksa kjo e papritur që i uli brekët e standardeve deri në fund doli në mes të një tjetër shpikjeje burokratësh që parashikon aplikim dhe miratim online për ata që duan të hyjnë në BE, ndërkohë që po kjo BE sjell Frontex në vende si Shqipëria.

Lexo po ashtu:  Çfarë na mësuan Shtetet e Bashkuara

Ndoshta është pak e ekzagjeruar të thuhet por nuk mund të mos vësh një lidhje mes moshës së plakur të popullsisë europiane dhe politikave të këtilla ku duket mendësia e dikujt që si kriter të parë veprimi ka imunitetin, ndaj emigrantëve, sëmundjeve, dyndjeve, pasigurisë.

 

Është thjesht shprehi e një strukture shoqërore që dialogon me frikërat e veta që i kanë zënë frymën realitetit të vet. Tani u erdhi radha italianëve ta provojnë ndjesinë e badantes së një plake gjithë teka.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *