Ambasadori i Rusisë në Serbi, Alexander Botsan-Kharchenko ka deklaruar së fundmi për agjencinë “Sputnik”, se Rezoluta 1244 e OKB-së me të cilën përkufizohet statusi ndërkombëtar i Kosovës që nga viti 1999, mund të amendohet. Ai ka nënvizuar se Rusia e respekton këtë rezolutë, se ajo njeh sovranitin e Serbisë dhe se asnjë zgjidhje për Kosovën nuk duhet imponuar nga jashtë.

Ne e respektojmë Rezolutën 1244 dhe nuk ka ndonjë pozicion tjetër lidhur me këtë. Ne respektojmë sovranitetin dhe integritetin territorial të Serbisë, ne përherë nisemi nga kjo pikë. Ka një sërë çështjesh në këtë rezolotë që kanë të bëjnë me institucionet e përkohshme, statusin e përkohshëm, aktivitetet ndërkombëtare etj. Nëse do të gjenden zgjidhje më stabël mes Beogradit dhe Prishtinës do të ishte e mundur që të bëhen disa ndryshime në disa pika të Rezolutës 1244, që lidhen p.sh me praninë e huaj në Kosovë. 

Ne nuk mendojmë se KFOR apo EULEX apo institucione të tjera duhe të jenë aty përgjithnjë. Kjo është arsyeja pse amendamentet janë të mundshme. Por tani është shumë herët për të folur për këtë gjë sepse tani askush nuk e di me saktësi se çfarë është e mundshme…Ne nuk po i kërkojmë kujt që të na lejojë të marrim pjesë në dialog për shkak të statusit tonë si anëtar i përhershëm i Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Për ne më e rëndësishme është dëshira e Beogradit dhe interesi i Rusisë që të marrë pjesë në dialog, citohet ambasadori.

Lexo po ashtu:  “Ne do ta heqim tarifën sapo ta zbatojmë reciprocitetin me Serbinë"

Prononcimi i tij sqaron deri diku në mënyrë të detyruar qëndrimin e Rusisë, lidhur me disa spekullime se për Kosovën dhe Serbinë, Fuqitë e Mëdha kanë rënë dakord  për rivizatimin e hartës, pa njoftuar paraprakisht palët e interesuara.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *