DASHI

Venusi do pozicionohet shume mire ne qiellin e dashurisë dhe do e favorizoje pafundësisht jetën tuaj ne çift. Gjithsesi duhet te bëni shume kujdes mos thoni gjera lënduese sepse situata sigurt qe mund te ndryshoje menjëherë. Vetëm një shkëndije mjafton për te ndezur gjithë pyllin. Për beqaret nuk do mundojnë takimet, por me mire te mos presin me shume sesa disa mundësi për aventura te bukura. Me financat duhet te vazhdoni te jeni te kujdesshëm. Shpenzimet e palogjikshme mund te prishin ekuilibrin dhe mund t’iu bëjnë te vuani gjate. Shëndeti nuk do jete perfekt. Do prekeni shpejt nga virozat këtë jave dhe nuk do ndiheni ne formën e duhur. Ne pune nuk do ju mungoje ambicia, por pengesat do jene te mëdha. Për familjaret duhet te jeni me te disponuesem.

DEMI

Mire është qe këtë jave te mos ëndërroni shume ju te dashuruarit sepse realiteti nuk do jete aq i bukur. Nga ana tjetër mos e shihni partnerin si here dhe si perfekt sepse do zhgënjeheni. Për beqaret dashuriçkat do jene premtuese. Me ne fund mund te afroheni me një person qe vërtet ka vlera. Ne planin financiar intuita nuk do ju lejoje te gaboni dhe përherë do dini t’i bëni llogarite me kujdes. Shëndeti do jete goxha me i mire, madje edhe për ata qe kane pasur shqetësime serioze nga barku dhe mesi. Ne pune mos u tundoni nga disa miq qe do ju thonë t’i lini gjerat pas dore. Shikoni punën tuaj dhe mos i ndiqni. Jeta familjare do jete thuajse perfekte dhe pa shqetësime.

BINJAKET

Gjatë kësaj jave do keni shumë dyshime për jetën në çift dhe o keni frike te flisni hapur me partnerin. Nuk do dini as t’i kontrolloni fjalët dhe do vuani tej mase. Beqaret do vazhdojnë ta kenë te vështirë gjetjen e dashurisë edhe pse për te thënë te vërtetën do e kërkojnë kudo atë. Mërzitja ne te gjitha fushat mund t’iu çoje drejt shpenzimeve te konsiderueshme çka do sjelle tronditje financiare. Situata nuk do jete aspak e mire. Shëndeti nuk do ketë probleme serioze, por nëse mbani dieta strikte do pendoheni. Ne pune merrini gjerat shtruar dhe pa u nxituar aspak sepse mund te pengoheni.

Lexo po ashtu:  KJO ËSHTË PROCEDURA PËR VOTIM ME POSTË:

GAFORRJA

Kujdes nga influenca e keqe e planetëve te cilët mund te sjellin debate ne çift. Mundohuni te sqaroni çdo gjë qe ne moment sepse me vone mund te ndërlikohen. Beqaret do jene te sjellshëm dhe te urte. Kjo do i beje me tërheqës dhe do mund te njohin dike interesant. Ne planin financiar do keni shume fat, por nuk duhet te shpenzoni kot se koti. Merkuri do ju mbështesë mjaft ne anën shëndetësore, gjithsesi mundohuni te mos stresoheni dhe te mos lodheni shume. Ne planin profesional do iu bëhen propozime interesante. Mos humbni asnjë mundësi. Ne familje mund te keni disa probleme. Tregohuni pak me tolerante dhe flisni me ta.

LUANI

Klima ne çift këtë jave do jete paksa e trazuar, por stimuluese. Disa diskutime te vogla dhe skena xhelozie mund t’i bëjnë me mire lidhjes suaj. Beqaret do kenë sukses ne dashuri. Ne mbrëmje dikush qe pëlqeni mund t’iu beje një surprize te këndshme. Përgatituni! Financat nuk do te rriten shume por do e ruajnë ekuilibrin. Kjo do iu shtyje te mendoni për ndonjë shpenzim me tepër. Kujdes! Shëndeti do ketë mbrojtjen e Jupiterit dhe ne përgjithësi gjerat do shkojnë mire. As optimizmi nuk do iu mungoje. Ne pune do keni disa probleme te papritura. Mundohuni te tregoheni te matur dhe mbrojeni veten. Ne familje do jete një jave pa asgjë te veçante.

VIRGJERESHA

Nëse doni të keni një marrëdhënie të mirë me partnerin gjatë kësaj jave duhet te bëni kujdes me impulsivitetin dhe agresivitetin. Gjerat nuk do jene shume te lehta, por do e keni vete ne dore. Beqaret do kenë një periudhe shume stimuluese dhe po te duan vete mund t’i bëjnë ëndrrat realitet. Buxheti do jete me i kënaqshëm kështu qe mund ta lini pakta fantazinë te shfrenuar dhe mund te bëni ndonjë shpenzim me tepër. Shëndeti do jete goxha me i mire se me pare pas perkudjesit maksimal qe keni treguar. Ne pune do e bëni çdo gjë me zell dhe dëshirë prandaj do arrini majat. Nuk do ju mungoje asnjë moment kurajoja dhe këmbëngulja. Jeta familjare do jete e qete.

Lexo po ashtu:  Si e lufton hudhra ftohjen dhe gripin? – Ja cilat janë specifikat e saja kryesore

PESHORJA

Venusi do iu ndihmoje shume ne jetën ne çift, por Plutoni do ndikoje negativisht. Pjesa me e madhe do lundroje midis lumturisë dhe tensionit. Klima për beqaret do jete e mire. Do keni takime këtë jave dhe do flirtoni shume me ata qe do pëlqeni. Asnjë planet nuk do rrezikoje qëndrueshmërinë e financave tuaja, por gjithsesi shmangni shpenzimet e mëdha. Shëndeti nuk do ketë probleme, por për tu kujdesur me shume, do ishte mire një kure me vitamina dhe kalcium. Shmangni ndonjë grip te mundshëm. Ne planin profesional, Urani do ndikoje shume pozitivisht dhe ju do arrini atje ku keni dëshiruar. Kushtojini me tepër kohe familjes sepse ajo ka nevoje për ju.

AKREPI

Kohet e fundit keni pasur edhe probleme te vogla ne çift. Mundohuni te hiqni stresin dhe te dashuroni lirisht. Pritet një jave e mire për ju. Beqaret do kenë shume mundësi për te bere për vete atë qe duan. Do jeni plot sharm dhe joshëse. Për sa iu përket parave, klima duket se do jete e ngrohte dhe ju do filloni te bëni pak ekonomi. Hëna do iu sjelle probleme me shëndetin. As gjendja juaj fizike e as ajo shpirtërore nuk do jene ashtu siç duhet. Mundohuni te mos lodheni shume sepse do ju shterojnë shpejt fuqitë. Ne planin profesional do keni disa pengesa qe me pak mundim mund te kalohen. Jeta familjare do jete e qete dhe ne harmoni te plote.

SHIGJETARI

Do keni shume dëshirë te dilni me partnerin këtë jave, por ai nuk do ua beje qejfin. Nuk do jete periudha me e mire për dashurinë ne çift. Disa beqare do takojnë një dashuri te vjetër. Kujdes sepse edhe mund te zhgënjeheni. Me financat duhet te tregoheni shume te matur. As mos merrni e as mos jepni hua sepse situata nuk do jete aspak e favorshme. Shëndeti nuk do ketë probleme te mëdha por do jeni paksa te stresuar. Kujdesuni pak me shume me ushqimin, për te larguar problemet e tretjes dhe te mëlçisë. Ne pune do keni shume ambicie, por do jete një jave paska delikate. Tregoni me shume kujdes. Edhe ne familje punët nuk do shkojnë shume mire.

Lexo po ashtu:  Pse shumë njerëz flasin në gjumë? Ja çfarë thotë shkenca

BRICJAPI

Do vazhdoni te njëjtën rutine ne jetën tuaj ne çift dhe kjo nuk do iu beje te ndiheni shume mire. Mundohuni me çdo kusht te ndryshoni diçka. Kërkojini mendim edhe partnerit tuaj. Beqaret do njohin dike por do hynë ne një periudhe te komplikuar. Mendohuni mire para se te merrni vendime te rëndësishme. Me financat do keni goxha probleme. Mundohuni t’i kufizoni sa me shume shpenzimet. Jupiteri do ndikoje negativisht edhe ne shëndetin tuaj. Qetësohuni dhe gjeni kohe për t’u çlodhur. Për sa i përket jetës profesionale do jete jave me shume fat. Filloni edhe projekte te reja sepse do keni sukses pa fund. Marrëdhënia me familjaret do jete shume e mire.

UJORI

Ata qe jetojnë ne çift do gëzojnë mbështetjen e Plutonit. Gjithë java do jete ne harmoni te plote. Mundohuni ta shfrytëzoni sa me shume. Jeta sentimentale e beqareve nuk do jete aspak e stabilizuar. Do keni shume dëshirë te dashuroni ashtu si ju dini, por nuk do keni kushtet e nevojshme. Financat do jene te mbrojtura. Gjithsesi për te shmangur çdo lloj ndërlikimi tregohuni edhe me te kujdesshëm me shpenzimet. Stresi do iu pushtoje edhe ju. Pse te mos merrni ndonjë kafshe shtëpiake? Ne pune do kaloni dite te komplikuara. Tregohuni te matur me ato qe do thoni dhe konsultohuni edhe me ndonjë person me eksperience. Familja pa probleme.

PESHQIT

Ata qe kane një lidhje do gjenden ndërmjet dy zjarresh këtë jave. Nga njëra ane marrëdhënia me partnerin do jete e tensionuar dhe nuk do dini çfarë te bëni për ta përmirësuar dhe nga ana tjetër familjaret dhe miqtë do kërkojnë ndihme. As vete nuk do dini çfarë te bëni me pare. Beqaret do e kenë te vështirë te njihen me persona te rinj. Ne planin financiar do kryeni transaksione te rëndësishme te cilat do e stabilizojnë gjendjen. Shëndeti do jete kryesisht pozitiv. Do ndiqni një regjim ushqimor strikt dhe do merreni me shume me aktivitet fizik. Ne pune do iu jepen përgjegjësi te reja. Jeta familjare do jete e kënaqshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *