Duke përfituar nga më shumë se 20 vjet ekspertizë në fushën e rrjetit IP, Huawei vazhdon të ndërtojë produkte dhe zgjidhje inteligjente shumë konkurruese, duke siguruar shërbim të sigurt e të vazhdueshëm për operatorët dhe klientët në më shumë se 100 vende e rajone.

Kapaciteti i lartë, përvoja inteligjente dhe drejtimi i pavarur janë tre karakteristikat e rrjeteve IP për të cilat u diskutua gjatë “Samitit Global të Analistëve” organizuar nga Huawei. Si udhëheqës në industrinë e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit, si edhe në kuadër të përshpejtimit të transformimit drejt lidhjeve inteligjente, Huawei ndau eksperiencat e tij të suksesit me të pranishmit.

5G, cloud dhe inteligjenca artificiale janë kryefjala e të gjitha kompanive të cilat drejt rrugës së transformimit dixhital po përballen me sfida të tilla si: bashkëpunimi midis qindra produkteve, migrimi i shërbimeve në cloud apo shkalla e përshtatjes së inteligjencës artificiale. Nga ana tjetër, sfidat e rrjetit IP janë: gjerësia e pamjaftueshme e bandës, përvoja e dobët e shërbimit, efikasiteti i ulët në operimin dhe mirëmbajtjen e rrjetit, si dhe zgjidhja e problemeve të krijuara. Çelësi për zgjidhjen e çështjeve të tilla është vetë rrjeti IP.

Lexo po ashtu:  "Troç, dy fjalë, kombit mbarë, Sy me sy me ja thanë deshta: Ma zor mblidhen dy shqyptarë, Sesa mblidhet nji thes me pleshta." - Shekspiri shqiptar

Për t`a kuptuar më mirë se çfarë lloj rrjeti mund të quhet një rrjet inteligjent IP, Huawei dha udhëzimet duke përcaktuar tre karakteristikat tipike të një rrjeti të tillë si: kapaciteti i lartë, përvoja inteligjente dhe drejtimi i pavarur.

Me kapacitet tepër të lartë kuptojmë që rrjetet IP arrijnë një zhvendosje të kapaciteteve nga 100 deri në 400 Gigabit dhe nga Wi-Fi 5 në Wi-Fi 6 duke ofruar siguri në investime për një kohë të gjatë. Përvoja inteligjente vjen si pasojë e identifikimit të llojeve të shërbimeve dhe rregullimin fleksibël të burimeve të rrjetit në kohë reale me ndryshimet në cloud.

Ndërsa drejtimi i pavarur vjen pasi rrjetet inteligjente të IP mund të vendosen automatikisht, duke arritur rregullimin e shpejtë të shërbimeve të kërkuara. Për më tepër, ata mund të kryejnë kontroll automatik duke korrigjuar defektet me anë të inteligjencës artificiale, duke zbatuar O&M proaktive ose duke siguruar disponueshmëri të lartë të rrjetit.

Duke përfituar nga më shumë se 20 vjet ekspertizë në fushën e rrjetit IP, Huawei vazhdon të ndërtojë produkte dhe zgjidhje inteligjente shumë konkurruese, duke siguruar shërbim të sigurt e të vazhdueshëm për operatorët dhe klientët në më shumë se 100 vende e rajone.

Lexo po ashtu:  Australia investon 1 miliardë dollarë në siguri kibernetike

Këto produkte do të përdoren nga shumë klientë duke i ndihmuar në transformimin dixhital në mënyrë që të përqafojnë më mirë epokën “5G + cloud + AI” dhe të ndërtojnë rrjete inteligjente IP që u siguron vazhdimësi në lidership.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *