Presidenti amerikan, Donald Trump, tha të premten se SHBA do të ndërpresë marrëdhëniet e saj me Organizatën Botërore të Shëndetësisë, duke thënë se nuk kishte arritur t’i përgjigjet në mënyrë të duhur pandemisë, pasi Kina ka “kontroll të plotë” mbi të.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ai tha se zyrtarët kinezë kanë “injoruar” detyrimet e tyre të raportimit ndaj OBSH-së dhe ushtruan presion ndaj organizatës për të mashtruar botën për rastet e coronavirusit.
Ai vuri në dukje se SHBA kontribuon me rreth 450 milionë dollarë, ndëra Kina e financon me rreth 40 milionë dollarë.
SHBA-ja është burimi më i madh i mbështetjes financiare ndaj OBSH-së, dhe ky vendim pritet të dobësojë ndjeshëm organizatën.
Trump u shpreh se vendi do t’ju adresojë paratë organizatave të tjera shëndetësore në nevojë, por që nuk dha detaje se cilat do të jenë ato.