Angela Merkel nuk e ka pranuar ftesën e presidentit Donald Trump, për të marrë pjesë në samitin e G7-ës që do të zhvillohet në Uashington të Shteteve të Bashkuara.

“Kancelarja federale falënderon presidentin Trump, për ftesën e tij në samitin e G7 që do të zhvillohet në fund të qershorit. Por, duke marrë parasysh situatën e përgjithshme të pandemisë, ajo nuk mund të pajtohet me pjesëmarrjen e saj personale, në një udhëtim në Uashington”, deklaroi zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Seibert.

Sipas tij, kancelarja Merkel, do të vazhdojë ta monitorojë nga afër situatën me pandemi.

Në anën tjetër, Trump beson se nuk do të ketë “asnjë shembull më të mirë të rihapjes” sesa zhvillimi i samitit të G7-ës në Shtetet e Bashkuara në fund të qershorit, u tha në një deklaratë të Shtëpisë së Bardhë, gjatë kësaj jave.

Ky samit, ishte planifikuar të zhvillohej në fillim të qershorit, po shkaku i situatës me pandemi, është anluara dhe u vendosj të organizohej në fund të muajit.

Lexo po ashtu:  Intelegjenca amerikane: Putin është i zhgënjyer dhe i tërbuar ...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *