Kërkues të Institutit Federal të Teknologjisë në Zyrih thonë se një valë e dytë e koronavirusit në Zvicër do të ishte më vdekjeprurëse. Sipas raportimeve ata kanë përdorur një model matematikor për të llogaritur se një valë e dytë, ndonëse më e ngadaltë sesa vala e parë do të ketë 5000 të vdekur.

Mediat raportojnë se mes ekspertëve ka mendime të ndryshme për mundësinë e një vale të dytë mirëpo në çdo rast monitorimi do të vazhdojë.

Qëndrime të tilla provojnë krizën e shkencës para një të panjohure. Më së paku daljet publike mbështeten apo referojnë studime konkrete.
Edhe në Shqipëri ka mesazhe publike madje flitet edhe për një valë të dytë. Disa thonë se do të jetë më e lehtë, ndërsa mjekë të tjerë deklarojnë se nuk do të ketë një të tillë. Mirëpo askush nuk referon se ku i bazon këto parashikime dhe asnjë nuk e di se deri në cilën pikë sistemi ynë shëndetësor e monitoron situatën.

Ajo që bie në sy është një lloj polemike mes mjekëve për sjelljen e virusit dhe masat që duhen marrë, që duket sikur nisen ca nga zelli politik, aq edhe nga ndonjë dëshirë për protagonizëm e atyre që ndihen si të paprfillur në mendimet e tyre.

Lexo po ashtu:  Covid-19, shkak për shfaqjen e diabetit

Deri më sot askush nuk ka bërë ndonjë studim konkret që të kemi mundësinë të kuptojmë.diçka mbi këtë fazë të parë të sëmundjes ndaj edhe është mirë që të flitet më pak, pasi opinionet mbi epideminë në Facebook dëmtojnë më shumë seaa ndihmojnë kënd për të kuptuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *