Marash Kumbulla mbetet një nga lojtarët më të diskutuar në merkaton e Serie A, por dhe Europës. I riu ka bërë mjaft mirë me skuadrën e Hellas Veronës dhe në verë do të ndryshojë skuadër.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.Shumë klube në Serie A e duan, por së fundmi ka dalë në skenë dhe Lyoni. Gazetari i L`Equipe, Bilel Ghazi, ka hedhur bastin e tij se shqiptari është në listën e shkurtët të francezëve.
Gjigantët e Francës që morën një goditje të madhe ekonomike pas pezullimit të Ligue 1 po studiojnë për mbrojtjen, Samuel Gigotin e Spartak Moskës dhe lojtarin e kombëtares shqiptare. Kumbulla vështirë të kalojë në Francë, pasi ka shumë ekipe që e duan në Itali.





