Gjatë 24 orëve në Gjermani janë shënuar 286 raste të reja me koronavirus, mbi 450 më pak se një ditë më parë.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.Kështu ka bërë të ditur Instituti gjerman për sëmundje ngjitëse “Robert Koch”.
Në këtë mënyrë, numri i përgjithshëm i të infektuarve me COVID-19 në ekonominë më të fuqishme të Evropës shkoi në 181 mijë e 482 persona, shkruan “Reuters”,

Përpos të infektuarve, gjatë kësaj periudhe u shënuan 11 viktima të reja dhe numri i përgjithshëm i të vdekurve nga virusi i ri shkoi në 8 mijë e 500.
Gjermania është në mesin e vendeve evropiane me më së shumti të infektuar me koronavirus, por ka dukshëm më pak viktima se shtetet si: Britania e Madhe, Franca, Spanja e Italia.
Qeveria gjermane i ka larguar shumë masa të kufizimeve me qëllim të ringjalljes së ekonomisë. Pritet që në fillim të qershorit vendi të hapet edhe për udhëtime ndërkombëtare.




