Cili është roli i gjyshes? Të rrisë nipat dhe mbesat? Jo, ata duhet ti rrisin prindërit e tyre. Gjyshja ndihmon të rinjtë të përballojnë dhe të ndërtojnë rutinën e re të të jetuarit.

Gjyshja e mirë vazhdon të jetë nënë, për vajzën, apo nusen, që sapo është bërë nënë. E inkurajon nënën e re, që çdo gjë mund dhe duhet t’ia bëjë vetë fëmijës. Ajo e nxit dhe e siguron, se është në rrugë të mbarë, sepse kështu i ka ndodhur edhe asaj.

Gjyshja e mirë nuk i thotë nënës së re, “ti s’di” dhe mund ta dëmtosh fëmijën, meqenëse nuk di, kështu, do e përkujdes unë, që të mos dëmtohet fëmija. Kjo mënyrë është vetëm e dëmshme, si për fëmijën ashtu edhe për nënën e re. fëmija do të rritet nga nëna e tij sepse vetëm me atë, nënën, mund të ndërtojë atë lloj sigurie dhe besimi për jetën, që bën të mundur, një jetë sa më pak problematike në të ardhmen.

Lexo po ashtu:  Të përziesh kafen me limon? Po, kjo është ide fantastike për këtë sëmundje...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *