Deklaratë e përbashkët e Lobit Euro-Atlantik dhe Unitetit Global Alban 
31 maj 2020
Ne, dy nga organizatat kryesore të mërgatës shqiptare, që kemi shtrirje në shtetet evropiane dhe më gjerë, duke pasur parasysh gjendjen politike në Kosovë, të krijuar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, dalim me këtë deklaratë të përbashkët:
Gjatë dy dekadave të qeverisjes së Kosovës nga subjektet e ndryshme politike, ka pasur arritje të shumta por edhe dështime, sidomos për faktin se është lejuar të ndërtohet një kulturë korruptive politike, në shpërputhje me interesat e qytetarëve;
Për fat të keq, politika klienteliste dhe ndikimet politike kanë depërtuar në çdo institucion të vendit. Përfshirë edhe Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës;
Vendimi që mori Gjykata Kushtetuese, është në kundërshtim të plotë me vullnetin dhe pritjet e qytetarëve të Kosovës dhe mërgatës;
Ne me padurim e kemi pritur një qeverisje ndryshe në Kosovë. Shpresat për ditë më të mira, na u shuan menjëherë dhe kjo do të ketë ndikime negative për vendin;
Megjithatë, sado i papranueshëm që është ky verdikt, duhet të pranohet e zbatohet nga të gjitha institucionet dhe subjektet politike në Kosovë;
I ftojmë të gjitha subjektet politike që të fillojnë dialogun për caktimin e zgjedhjeve, menjëherë pas kalimit të pandemisë;
Deri atëherë, të punohet në propozimet për ndryshimet e nevojshme të kushtetutës dhe legjislacionit për zgjedhjet;
Mërgata Shqiptare të përfaqësohet në Parlamentin e Kosovës, me së paku pesë ulëse të garantuara;
Të organizohen zgjedhjet edhe në diasporë, në ambasada, konsullata, qendra të kulturës dhe objekte tjera që i posedon mërgata jonë;
Si qytetarë të shteteve me traditë demokratike, e përkrahim peticionin dhe referendumet si instrumente të gjetjes së zgjidhjeve për çështje të ndryshme e sidomos kur ka ngërçe të tilla. Poashtu përkrahim protestat paqësore dhe kundërshtimet qytetare ndaj veprimeve që i konsiderojmë të padrejta!
Me respekt,
Lobi Euro-Atlantik Shqiptar 
Shukri Ymeri – kryetar
dhe
Uniteti Global Alban
Nuhi Krasniqi – kryetar
Lexo po ashtu:  Bie shi,

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *