Presidenti amerikan, Donald Trump ka përgëzuar Elon Musk për përmbushjen e një ëndrre dekadash.Sipas medieve të huaja, ai ka thënë se partneriteti midis NASA dhe SpaceX i ka dhënë Amerikës “një fuqi të pakrahasueshme”.“Tani e tutje SHBA do të përdorë aftësitë në rritje të shpejtë të sektorit tonë komercial”, ka thënë Trump.Ne do të përdorim raketa dhe anije kozmike të projektuara, të ndërtuara, në pronësi dhe të nisura nga kompani private amerikane me një çmim fiks për taksapaguesit amerikan”, shton ai.

“Nisja e sotme e raketës e bën të qartë se industria komerciale e hapësirës është e ardhmja”.Trump ka shtuar se kur ai filloi detyrën si president, NASA kishte “humbur rrugën”.“Ju nuk mund të jeni numri një në Tokë nëse jeni numri dy në Hapësirë”, thotë Trump për duartrokitje. “Dhe ne nuk do të jemi numri dy askund”.SpaceX dhe NASA tanimë kanë bërë realitet atë që po vlerësohet si një fillim historik. Bëhet fjalë për dërgimin e dy astronautëve të NASA-s në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor (ISS).

Lexo po ashtu:  Një teknologji e re ekrani do të dyfishojë jetëgjatësinë e baterisë së smartfonëve

Dhe tanimë Douglas Hurley dhe Bob Behnken kanë “shpërthyer” nga SpaceX Falcon 9, duke u nisur nga Kennedy Space Center në Florida.Nëse fluturimi do të jetë i suksesshëm, ai do të shënojë një moment thelbësor në eksplorimin e hapësirës me operimin e parë të një kompanie private.Presidenti amerikan Donald Trump është duke u përpjekur të riafirmojë sundimin amerikan të hapësirës dhe ka urdhëruar një rikthim në Hënë në vitin 2024.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *