Në total kompanitë raportuan 24.2% më pak shitje sesa një vit më parë. Arsyet janë ato që kemi përsëritur vazhdimisht, pandemia e koronavirusit.

Statistikat e fundit që vinë nga Gartner vetëm sa afirmojnë atë që kemi ditur prej kohësh: tre mujori i parë i 2020-ës ishte i vështirë për tregun e smartfonëve.

Raporti i Gartner nxjerr në pah një rënie me 20.2% krahasuar me një vit më parë dhe kjo për shkak të Covid-19. Secili prej pesë prodhuesve të mëdhenj të smartfonëve raportoi shifra negative me përjashtim të Xiaomi që çuditërisht u rrit me 1.4%.

Prodhuesi Kinez i smartfonëve shënoi rritje suprizë të tregjet ndërkombëtare. Samsung, Huawei, Oppo patën rënie dyshifrore me 22.7%, 27.3% dhe 19.1% respektivisht ndërsa Apple ra me 8.2%.

Në total kompanitë raportuan 24.2% më pak shitje sesa një vit më parë. Arsyet janë ato që kemi përsëritur vazhdimisht, pandemia e koronavirusit.

Analistët kanë pritur që arritja e 5G do të nxiste shitjet më të larta këtë vit. Në Covid-19 nuk do të kishte ndodhur, shitjet e iPhone do të kishin kapur vlera rekord këtë tre mujor.

E ardhmja është e paqartë ashtu siç është e ardhmja e Covid-19.

Lexo po ashtu:  Fjala

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *