Më 16 janar 1969, i riu cekosllovak Jan Palach 20 vjeç, i vuri flakën vetes pranë muzeut kombëtar në Pragë për të protestuar kundër regjimit sovjetik.
Pasi spërkati trupin me benzinë, ai i vuri zjarrin me një çakmak. Mjekët thanë se kishte imituar budistët në Vietnam, ndër të cilët ishte rasti i Thik Quang Xiang që tërhoqi vëmendjen në mbarë botën. 
Në varrimin e tij më 25 janar, morën pjesë 600,000 njerëz që vinin nga i gjithë vendi. 
Asnjë prej zyrtareve të shtetit dhe të partisë nuk mori pjesë në varrimin e tij.
Falë këtij gjesti ekstrem, Palach u konsiderua nga anti-sovjetikët si një hero dhe një martir;
Kjo ngjarje çoi në pasoja dramatike: së paku shtatë studentë të tjerë, përfshirë shokun e tij Jan Zajíc, ndoqën kete shembull, nën heshtjen e mediave të kontrolluara nga forcat sovjetike.
 /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Lexo po ashtu:  Kur nderohej Hivzi Sylejmani

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *