Një medikament antigripal i modifikuar nga shkencëtarët rusë pretendohet se lufton Covid-19. 65 për qind e pacientëve të trajtuar në provat klinike janë shëruar tërësisht nga sëmundja, ndaj tashmë dozat po u shpërndahen spitaleve në Rusi.

Rusia ka aprovuar ilaçin e parë antigripal që ka rezultuar efikas kundër sëmundjes së koronavirusit.

60 mijë doza të medikamentit “Avifavir”, i prodhuar nga laboratorët vendës në bashkëpunim me ata japonezë dhe i certifikuar nga autoritetet shtetërore, do shpërndahen këtë muaj nëpër spitalet e vendit.

330 pacientë vullnetarë janë duke iu nënshtruar provave klinike për efektet anësore që nga 21 maji.

Të dhënat paraprake tregojnë se te 65 për qind e personave të trajtuar me pilulën eksperimentale, u arrit të bllokohej mekanizmi riprodhues i virusit dhe të largohej nga organizmi.

“Avifaviri” është një medikament i modifikuar i “favipiravirit”, një tjetër ilaç antigripal i zhvilluar nga shkencëtarët japonezë në vitet 90.

Ai pritet të përdoret te pacientët rusë në gjendjen më të rëndë nga koronavirusi.

Tashmë vendi konfirmon mbi 400 mijë persona të diagnostikuar me virusin vdekjeprurës, dhe rreth 9 mijë të vdekur nga sëmundja infektive.

Lexo po ashtu:  Nëse konsumon këto ushqime, duhet të presësh të paktën 30 minuta përpara se të lash dhëmbët

Ndërsa karantina ka nisur të lehtësohet, koha e mirë në fundjavë tërhoqi banorët e Shën-Petërburgut drejt plazheve, parqeve dhe palestrave të hapura.

Qytetarët shprehën ndërgjegjësim me masat për mospërhapjen e pandemisë.

“Mendoj se duhen ruajtur masat e karantinës. Por jemi shoqëri e ngushtë dhe goxha larg nga të tjerët.”

“Askush nuk përqafohet dhe as nuk puthet më. Ndaj jemi në rregull, nuk ka rrezik.”

Për herë të parë pas më shumë se dy muajve izolim, të hënën edhe qytetarët e Moskës u lejuan të shëtitin lirshëm, ndërsa u rihapën edhe bizneset  me përjashtim të atyre për qëllime ushqimore.

Kryeqyteti konsiderohet epiqendra e pandemisë në Rusi, ndërsa autoritetet lokale thonë se është kapërcyer kulmi i sëmundjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *