Një pjesë e stafit të Facebook thanë se ndihen të turpëruar për vendimin e Facebook për të lejuar postimin pasi Twitter e etiketoi si mbështetje të dhunës.Punonjësit e Facebook revoltohen ndaj Zuckerberg për postimin e Trump

Stafi i Facebook ka reaguar ditën e sotme ndaj vendimit të gjigantit të teknologjisë për të mos fshirë ose etiketuar postimet kontroverse të presidentit Amerikan Donald Trump javën e kaluar.

Trump përdori rrjetin social për të ripublikuar një cicërimë rreth protestave në Minneapolis pas vdekjes së George Floyd gjatë arrestimit nga policia.

Një pjesë e stafit të Facebook thanë se ndihen të turpëruar për vendimin e Facebook për të lejuar postimin pasi Twitter e etiketoi si mbështetje të dhunës.

Presidenti kishte thënë se do të dërgonte Gardën Kombëtare dhe paralajmëruar se kur plaçkitja fillon, fillojnë edhe të shtënat.

Postimi në Facebook si Trump mbetet i paprekur pasi themeluesi i Facebook tha se nuk shkel politikat e përdorimit të kompanisë.

Shumë punonjës shpresën acarimin e tyre në lidhje me këtë vendim. Donald Trump dhe Mark Zuckerberg patën një telefonatë ditën e Premte edhe pse nuk dihet se çfarë është biseduar, palët e quajtën bisedën produktive.

Lexo po ashtu:  Meriton një dashuri shumë të bukur…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *