Një pjesë e stafit të Facebook thanë se ndihen të turpëruar për vendimin e Facebook për të lejuar postimin pasi Twitter e etiketoi si mbështetje të dhunës.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.Stafi i Facebook ka reaguar ditën e sotme ndaj vendimit të gjigantit të teknologjisë për të mos fshirë ose etiketuar postimet kontroverse të presidentit Amerikan Donald Trump javën e kaluar.
Trump përdori rrjetin social për të ripublikuar një cicërimë rreth protestave në Minneapolis pas vdekjes së George Floyd gjatë arrestimit nga policia.
Një pjesë e stafit të Facebook thanë se ndihen të turpëruar për vendimin e Facebook për të lejuar postimin pasi Twitter e etiketoi si mbështetje të dhunës.
Presidenti kishte thënë se do të dërgonte Gardën Kombëtare dhe paralajmëruar se kur plaçkitja fillon, fillojnë edhe të shtënat.
Postimi në Facebook si Trump mbetet i paprekur pasi themeluesi i Facebook tha se nuk shkel politikat e përdorimit të kompanisë.
Shumë punonjës shpresën acarimin e tyre në lidhje me këtë vendim. Donald Trump dhe Mark Zuckerberg patën një telefonatë ditën e Premte edhe pse nuk dihet se çfarë është biseduar, palët e quajtën bisedën produktive.




