Fshati emblematik i Plavë Gucisë sot ka marr një pamje ndryshe. Aty në therronjat e mbuluara nga historia serish kanë mugulluar gjurmët e shqiptarisë , aty sot në varrezat e fshatit të rezistencës heroike këtyre ditëve  përfundoi një projekt atdhedashurie  i bijēve të shqipes. Këta gurë të bardha që nuk ekzistonin fare para një viti, ishin te mbuluara me shkurre, sot sërish po reflektojnë emërtimet e këtyre trojenikve të këtij fshati shqiptar afër Plavës që në historinë e Lidhjes së Prizrenit mbeti i shënuar si vend i rezistencës me të fuqishme vendimtare shqiptare, rezistencë kjo që ishte bazament i mëvetësisë  dhe i  filleve të pavarësisë së Shqipërisë.

E pikërisht para një viti filloi pastrimi dhe rrethimi i varrezave të Nokshiqit, përkundër faktit që për fat të keq sot në këtë fshat  nuk jeton më asnjë shqiptar. Kjo nismë atdhetare hasi në një përkrahje të fuqishme nga të gjitha trevat shqiptare nga atdhetaret e dëshmuar ndër vite.

Nismëtari i këtij aksioni zt. Zekë Nokshiqi sot në redaksinë tonë solli këto foto mbresëlënëse,  duke u shprehur me modestinë  e tij se shkurret e historisë i kthyem ne plisa të bardhë në fshatin e rezistencën në Nokshiqin legjendar të Jakup Ferrit,Kadri Bajrit,  Çel Shabanit e qindra trimave që erdhën nga të gjitha trojet shqiptare “me vdekë këtu duke mbrojtur shqiptarinë”.

Lexo po ashtu:  Shashkat strategjike të mytesarifit nga Tirana

Portali “ Plava e Gucia Sot” dhe stafi i tij përkrahën me përkushtim këtë nismë atdhetare, nismë kjo që ka një vlerë të veçantë historike dhe kombëtare. Kujdesi ndaj trashëgimisë dhe krenarisë se Atdheut është preambulë e atdhetarëve të vërtetë.

Mirënjohje dhe respekt për të gjithë atdhetarët të cilët në mënyra të ndryshme  përkrahen ketë nismë të jetësuar fal përkushtimit dhe kontributit të tyre.

Nokshiqin nuk e harruam së bashku me Ju se është Tempulli i shqiptarëve.

LAVDI TË  PËRJETSHME TRIMAVE TË NOKSHIQIT DERI SA TË KETË SHQIPTARË.

Për portalin: Plava e Gucia Sot, Esad Gjonbalaj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *